Aktualitet

"Zëri" i hequr nga dokumentari "Qumështi i ndaluar" (SHPJEGIMI)

Intervista u realizua dhe u montua në dokumentar, por pas publikimit të promos së dokumentarit, konsulentja zbuloi se në fakt kishte një marrëveshje të fshehur me një prej kompanive të qumështit, të cilën e reklamonte edhe vetë në rrjetet e saj sociale.

Redaksia Zëri
"Zëri" i hequr nga dokumentari "Qumështi i
Foto nga dokumentari

TIRANË- ZËRI për disa muaj ka punuar për një dokumentar lidhur me efektet që kanë rrjetet sociale në ndikimin që shkaktojnë tek nënat e reja. Për të mbledhur sa më shumë zëra, kërkuam edhe ndihmën e një konsulenteje laktacioni, e cila është shumë e njohur në vendin tonë.

Intervista u realizua dhe u montua në dokumentar, por pas publikimit të promos së dokumentarit, konsulentja zbuloi se në fakt kishte një marrëveshje të fshehur me një prej kompanive të qumështit, të cilën e reklamonte edhe vetë në rrjetet e saj sociale.

Ndaj në respekt të kauzës që kemi ngritur, çdo intervistë e saj është hequr nga dokumentari. Qëllimi i këtij të fundit është që nënat e reja të mos bien pre e mashtimeve dhe ndikimit që kanë personazhet e njohur, ndaj çdo zë që është kundër shërbimit publik është hequr nga dokumentari./ZËRI

Poll

MOS HUMB