
TIRANË- Dokumentari i ZËRI-t, “Qumështi i ndaluar” ka në focus reklamimin e qumështit formulë kur është e ndaluar me ligj. Por në asnjë moment nuk ka për qëllim që të kritikojë nënat e reja për zgjedhjet që bëjnë. Zgjedhja e qumështit formulë mund të bëhet për arsye nga më të ndryshmet, disa prej të cilave i liston neonatja, Ada Simeoni.
“Kushtet ekonomike janë ndoshta ato që e detyrojnë një nënë të re, që të lërë foshnjen në një moshë shumë të vogël, ndryshe nga më parë, nënat dilnin më vonë në punë, dilnin 6 muaj apo 1 vjeç. Sot gjithmonë e më shumë shohim dalin më herët, 40 ditë apo 2 muaj. Gjë që ka ndikimin e vetë në gjidhënie apo në raportin nënë-foshnje.”
Situata është e njëjtë edhe për neonaten e Maternitetit, Koço Gliozheni. Ajmone Troshani (Neonate), pohon se mungesa e informacionit apo keqinformimi nga mediat sociale, i çon nënat drejt zgjedhjes së formulës karshi gjirit.
“Mund të ketë dalë trendi i fundit që duhet qumësht formulë, por ne mundohemi të insistojmë që është gjiri i pari. Bëjmë nënat të kuptojnë rëndësinë e gjirit. Fëmija i vogël në gjidhënie harxhon energji më tepër sesa ushqyerje me biberon. Pavarësisht të mirave që kanë, rrjetet sociale po ndikojnë negativisht, jo vetëm për qumështin pluhur por për shumë trende të reja që ekzistojnë në Shqipëri. Ne po përpiqemi që të paktën nga ana jonë të japim informacionin e duhur. Nënat e reja mendojnë se interneti jep njohuri, por në disa raste janë edhe të gabuara. Na thonë lexojmë, kemi lexuar, do lexojmë në internet, ne mundohemi t’ja vëmë në dukje që njohuritë e internetit nuk krahasohen me mjekun që është formuar për vite me radhë në atë drejtim. Unë nuk jam dakord dhe kur më thonë, iu flas më shumë për të stopuar këtë trend në rritje në lidhje me ushqyerjen.”
Por është pikërisht ky trend i nxitur nga rrjetet sociale, që iu krijon nënave bindjen se këshillimi që kanë marrë në internet nuk është i rrezikshëm për të vegjëlit e tyre./ZËRI