Aktualitet

Zbulohet qendra e masazhit e kthyer në “fole” prostitucioni në Tiranë, arrestohet menaxherja

Shpallet në kërkim administratori i qendrës së masazheve në Unazën e re.

f.t
Zbulohet qendra e masazhit e kthyer në “fole” prostitucioni
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një tjetër qendër masazhi e kthyer në ‘fole’ prostitucioni është zbuluar në Tiranë. Në pranga ka rënë menaxherja 28-vjeçare dhe është shpallur në kërkim administratori i qendrës së masazheve në Unazën e re. Raportohet se shtetasi me iniciale M.XH administronte qendrën e masazhit me menaxheren, dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe prostitucioni. 

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Flower”.

Si rezultat i tij:
▪️u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh;

▪️u proceduan në gjendje të lirë shtetaset E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë;

▪️u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 29 vjeç.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. Xh., administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB