Aktualitet

Zbulohet arsenal armësh në Peqin, në pranga anëtari i grupit kriminal

43-vjeçari i kishte fshehur armët në një pikë inertesh, në një varrezë makinash dhe në një stallë

E.K
Zbulohet arsenal armësh në Peqin, në pranga anëtari i grupit
PEQIN

PEQIN- Një 43-vjeçar është arrestuar në Peqin, në kuadër të operacionit policor të koduar “Katërkëndëshi”. Ky shtetas u arrestua në flagrancë në banesën e tij, të cilën e kishte ndërtuar pa leje.

Në banesë, policia zbuloi armë zjarri pistoletë, armë gjuetie, armë sportive, municion luftarak, predhë, thikë, kokainë dhe 2 targa automjeti false.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të çdo forme tjetër të shfaqes së tyre, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", operacionin policor të koduar "Katërkëndshi". Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një 43-vjeçar që posedonte pa leje, në ambientet e biznesit në pronësi të tij, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, si edhe lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në disa ambiente (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish) ku si rezultat kanë gjetur të fshehura: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 armë sportive, municion luftarak, 1 predhë, 1 thikë, një sasi lënde narkotike kokainë dhe 2 traga automjeti false, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.     

Më tej, shërbimet e Policisë zbuluan se poseduesi i armëve dhe i sendeve të kundërligjshme, kishte ndërtuar një objekt, pa leje. 

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë shtetasit I. M., 43 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", "Punësimi i paligjshëm", "Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose formulareve".

Gjithashtu, për këtë rast, u shoqëruan në ambientet e Policisë, disa shtetas të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.', thuhet në njoftimin e policisë.

Poll

MOS HUMB