
TIRANË- Arrestimi i Artan Tafanit, autorit të grabitjes së 40 mijë eurove në Astir ka çuar Policinë në zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale, mes tyre dhe vrasja e Albi Bashaliut në Peqin. Ngjarje e ndodhur më 27 dhjetor të vitit 2021 në fshatin Gjoçaj.
Albi Bashaliu, 25 vjeç u ekzekutua në mes të rrugës ndërsa ngjarja tronditi opinionin publik. I riu u nxorr me forcë nga makina dhe më pas u vra. Pas ngjarjes ai u la i shtrirë në rrugë dhe u gjet më vonë i mbuluar nga gjaku.
Por jo gjithçka shkoi siç duhej, në momentin që vranë Bashaliun autorët u nisën për t’u larguar por makina e tyre nuk ndizej. Në këto momente ata kanë marrë makinën e viktimës, ndërsa mjetit të tyre i vuë flakën për të fshirë gjurmët.
Ka qenë dëshmia e Artan Tafanit, që tashmë është i penduari i drejtësisë që çoi në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, që pavarësisht hetimeve deri më tani kiishte mbetur e pazbardhur.
Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?
Mbrëmjen e së mërkurës, deri paraditen e sotme, Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Never Forget”. Janë zbardhur në total 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 6 vrasje. 6 vrasjet e bujshme janë ato të: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili. Në total janë lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim. Laert Haxhiu sipas Policisë së Shtetit është organizator dhe porositës i dy vrasjeve në Athinë./Zëri.ai