TIRANË- Dëshmia e Artan Tafanit, tashmë i penduari i drejtësisë ka shpluhurosur një seri ngjarjesh kriminale që tronditën vendin dhe duke çuar në zbardhjen e 6 vrasjeve të kryera nga banda e drejtuar nga Laert Haxhia. i shpallur në kërkim pas grabitjes së rreth 40 mijë eurove në një Exhange në Astir, Tafani çoi Policinë drejt ngjarjeve që kishin vite që kishin ‘’zënë myk” në raftet e drejtësisë.
Falë dëshmisë së tij, Policia ka arritur të zbardhë vrasjen e biznesmenit Çajup Selimit në vitin 2021. Ngjarje që trondti Tepelenën atë kohë. Pas shumë kërkimesh dhe hetimesh Policia ende nuk ia kishte dalë të binte në gjurmët e autorëve të ngjarjes, deri një natë më parë.
Selimi u vra poshtë pallatit ku banonte. Fillimisht ai u dërgua në spital por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë. Fill pas ngjarjes Polica dhe RENEA rrethuan zonën por nuk arritën të kapnin autorët.
Këtë të enjte, Policia bën me dije se pas vrasjes së Çajup Selimit më 1 qershor të dy viteve më parë fshihen Leart Haxhiu, Artan Tafami, Erisian Abedini, Lulzim Spaija, Ligor Lomacka dhe Bujar Abedini.
Si u zbardhën 6 vrasjet e bujshme?
Mbrëmjen e së mërkurës, deri paraditen e sotme, Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Never Forget”. Janë zbardhur në total 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 6 vrasje. 6 vrasjet e bujshme janë ato të: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili. Në total janë lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim. Laert Haxhiu sipas Policisë së Shtetit është organizator dhe porositës i dy vrasjeve në Athinë./Zëri.ai