
TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e 18-vjeçarit Aurelio Dervshi mbrëmjen e djeshme në Shkozë të Tiranës. Raportohet se një prej të miturve, të përfshirë në konflikt kanë pranuar para Policisë se në momentin e krimit ai ka pasur thikë me vete. Sipas Policisë, ai ka qenë dhe autori i krimit, shkruan Shqiptarja.com. Goditja me thikë ka rezultuar fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë.
Tre të miturit dhe 20-vjeçari Fensis Shehu, të cilët udhëtonin së bashku me një makinë “Volswagen Tiguan”, janë përplasur njëherë verbalisht me Dervishin dhe shokun e tij që ndodhej në timon, më pas makinat kanë ndaluar dhe ka nisur përplasja fizike, e cila ka degjeneruar me përdorimin e thikës, e cila i mori dhe jetën Dervishit. Ky i fundit ishte djali i vetëm i familjes. Kjo e fundit ka hapur këtë të hënë dyert e mortitt dhe e ka përcjellë për në banesën e fundit.
Shkak për sherrin dyshohet të jetë bërë një vajzë, e cila dyshohet të ketë qenë në makinë në momentin e krimit. Vajza ka pasur parë një lidhje me një nga personat që ndodhishin në mjetin tjetër. Pas ndarjes ka nisur një lidhje të re me Dervishin, e cila u ndërpre në mes, mbrëmjen e 31 marsit./ZËRI