Aktualitet

Zbardhet formulari i vetëdeklarimit që duhet të plotësojnë policët

Po ashtu efektivët do të duhet të deklarojnë nëse kanë qenë më parë të dënuar apo nëse ndaj tyre është lëshuar më herët urdhër-arresti.

E.K
Zbardhet formulari i vetëdeklarimit që duhet të
Policia e Shtetit

TIRANË- Zbardhet formulari i vetëdeklarimit, të cilin duhet ta plotësojnë të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit që do i nënshtrohen procesit te vettingut. Efektivët e Policisë do të duhet që të deklarojnë që nga dhuratat deri tek kontaktet që kanë pasur apo kanë me persona të inkriminuar dhe të botës së krimit të organizuar. Po ashtu efektivët do të duhet të deklarojnë nëse kanë qenë më parë të dënuar apo nëse ndaj tyre është lëshuar më herët urdhër-arresti, raporton BW.

Zbardhet formulari i vetëdeklarimit që duhet të
Formulari
Zbardhet formulari i vetëdeklarimit që duhet të
Formulari
Zbardhet formulari i vetëdeklarimit që duhet të
Formulari

Çdo efektiv policie do të duhet të vetëdeklarojë dënimin, vendosjen nën hetim, shkeljen e rregullave apo pasja e kontakteve dhe pranimi apo shkëmbimi, i parave, favoreve, dhuratave e pasurive nga persona të përfshirë në krimin e organizuar. Ky vendim është marrë me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, që ka firmosur urdhrin “Për miratimin e ‘Formularit të vetëdeklarimit’ mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit”.

Sipas Rrumbullakut, procesi i verifikimit të integritetit do të nisë me vetëdeklarimin e punonjësve të Policisë së Shtetit lidhur me të dhënat për sigurinë. Procesi i vetëdeklarimit do të zgjasë deri më 30 qershor dhe punonjësit e Policisë së Shtetit do të deklarojnë edhe ndërprerjen e marrëdhënieve juridike të punës me Policinë e Shtetit, për plotësim të pasaktë ose të dhëna të pavërteta në formularin e vetëdeklarimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB