
TIRANË- Gjykata e Lartë ka thënë sot fjalën e fundit; dosja e "21 janarit" do të hetohet nga Prokuoria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Debatet brenda sallës janë zbardhur nga "TopChannel", nga të cilat duket se replikat janë zhvilluar mes gjyqtarit Sokol Binaj dhe prokurorit që përfaqësoi SPAK në seancë, Alfred Shehu. Fillimisht, këtij të fundit iu drejtua me pyetje anëtari i trupës gjykuese, Ilir Panda dhe më pas ndërhyrui Sokol Binaj. Ky i fundit e pyeti se kujt i takonte që të hetonte zinxhirin drejtues, pyetje të cilës Shehu iu përgjigj shkurt: Prokuroria e Tiranës.
Për të mbrojtur qëndrimin e tij, Alfred Shehu shtoi se në dosje ende nuk kanë dalë subjekte të posaçme. Sakaq prokurori Alfred Shehu në deklaratën e tij u shpreh se SPAK nuk ka regjistruar kallëzim penal por vetëm regjistrim kallëzimi duke theksuar mes tjerash se për këtë arsye nuk duhet të pranohet rekursi i Rajmonda Nikës, duke theksuar se ngjarja duhet të provohet që të jetë kryer në formën e bashkëpunimi të veçantë, në mënyrë që të jetë kompetencë e SPAK.
"S’ka asnjë pengesë që për një çështje penale të hetojnë disa prokurori, një, dy, tre, katër, pesë. Por mbi bazën e regjistrimit penal dhe jo me shkresa, dërgo shkresa sa andej-këtej. Jo pa patur asnjë mjet procedurial në dorë,"-iu kundërpërgjigj Binaj.
DEBATI I PLOTË NË SALLË:
Ilir Panda: Prokuror kam dy pyetje. Siç duket nga aktet ju keni kryer dy veprime. Cilat janë ato?
Alfred Shehu: Kemi kërkur informacion nga Prokuroria e Tiranës.
Ilir Panda: Nën prizmin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ju e shikoni ndryshe aktin e Prokurorisë së Posaçme.
Alfred Shehu: Organet duhet të bëjnë hetim të plotë. Ky procedim po kryhet nga prokuroria.
Sokol Binaj: Edhe për drejtuesit, edhe për zinxhirin drejtues kush do ta hetojë, kujt i takon.
Alfred Shehu: Po heton Tirana.
Sokol Binaj me zë të lartë: Flitet për zinxhirin drejtues, a keni përgjegjësi?!
Alfred Shehu: S’kanë dalë subjekte të posaçme.
Sokol Binaj: S’po flas për subjekte të zakonshme, zinxhirin?
Alfred Shehu: Në rast se ata gjejnë shpallin moskompetencën dhe e sjellin.
Sokol Binaj: KPP parashikon dy mënyra disponimi të prokurorit. Ke detyrimin para një kallzimi t’i përgjgjesh me të gjitha rekuizitat. Nuk ka rrëzohet. Nuk pranohet jep argumentat. Kjo hap rrugën që palët të shkojnë ata ku duhet të shkojnë në lidhje me kërkesat e tyre.
Alfred Shehu: Në kodin e procedurës penale nuk parashikohet.
Sokol Binaj: Jepi përgjigje. Kallëzimi vjen dhe regjistrohet.
Alfred Shehu: Ky disponim i Prokurorisë është vlerësuar edhe nga Gjykata.
Sokol Binaj: Është kjo shkresë.
Alfred Shehu: Ky kallëzim nuk është regjistruar. Ai kallëzim është vlerësuar nga një prokurori tjetër.
Sokol Binaj: S’ka asnjë pengesë që për një çështje penale të hetojnë disa prokurori, një, dy, tre, katër, pesë. Por mbi bazën e regjistrimit penal dhe jo me shkresa, dërgo shkresa sa andej-këtej. Jo pa patur asnjë mjet procedurial në dorë.
Në fund, Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e vendimit të Apelit duke ia kaluar SPAK-ut shqyrtimin e çështjes se 21 Janarit. Kështu pas vendimit të sotëm pritet që SPAK të regjistrojë çështjen dhe të caktojë edhe prokurorin që do të hetojë ngjarjen ku humbën jetën 4 protestues të Partisë Socialiste./ZËRI