Aktualitet

Xhiro me jet-ski me të vëllanë, e mitura përfundon në ujë/ Niset me urgjencë drejt Tiranës

E mitura, ishte së bashku me të vëllanë në një mjet lundrues, tip jet-ski, kur në një moment ka rënë në ujë dhe është lënduar dhe ka pësuar fraktura.

k.m.
Xhiro me jet-ski me të vëllanë, e mitura përfundon në
Foto ilustruese

SARANDË- Një vajzë 14-vjeçare me origjinë nga Durrësi, por me banim në Itali është transportuar me urgjencë nga Saranda, atje ku po pushonte, drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. E mitura, ishte së bashku me të vëllanë në një mjet lundrues, tip jet-ski, kur në një moment ka rënë në ujë dhe është lënduar dhe ka pësuar fraktura. Për shkak të gjendjes dhe për një mjekim më të specializuar është nisur me helikopter drejt Tiranës, por ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, ndërkohë Policia ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në Ksamil, shtetasi G. Gj., 20 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski së bashku me motrën e tij 14-vjeçare, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur e dëmtuar shtetasja e mitur. 14-vjeçarja do të dërgohet për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB