
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vulosur në mënyrë përfundimtare fatin e Fredi Belerit, duke rrëzuar kërkesën e tij, për zhbërjen e dënimin nga Gjykata e Posaçme. Në vendimin e Gjykatës së Lartë, thuhet se lihet në fuqi vendimi i GJKKO, i konfirmuar më pas edhe në Apelin e Posaçëm.
“Gjykata e Lartë vendisi mospranimin e kërkesës së kërkuesit Dhionisios Alfred Beleri, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 14 datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posame të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëne në fuqi me vendimin nr.26, datë 25.06.2024 te Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.
Pak ditë më parë, Beleri humbi dhe mundësinë për të ushtruar mandatin e tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, për shkak se ligji i dekriminalizimit e pengon që të ushtrojë detyrën. Beleri u dënua për korrupsion zgjedhor, ndërsa KQZ, dhe presidenca kanë shpallur datën 4 Gusht, si ditën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjeshme në Himarë.
Tashmë dihen dhe dy kandidatët që janë në garë, Vangjel Tavo dhe Pjetër Gjikuria, ndërsa në pikëpyetje mbetet nëse Beleri do të mund të ushtrojë të drejtën e tij, pas zgjedhjes si eurodeputet në Greqi. /ZËRI