
Helmi i qenit
SARANDË- Qytetarët e Sarandës kanë gjetur disa qenë endacakë të helmuar gjatë mbrëmjes së djeshme. Ata denoncojnë se për këtë kanë prova, pasi përreth zonës ku ishin kafshët e pastreha janë gjetur qese me ushqim të helmuar.
Ende nuk dihen autorët e kësaj masakre. Theksojmë se Saranda nuk është qyteti i vetëm ku identifikohen raste të tilla të vrasjes së kafshëve endacake. Ky fenomen ka marrë përmasa të frikshme edhe në kryeqytet, ku çdo ditë përballemi me kufomat e tyre të braktisura në cepat e rrugëve apo buzë "Lanës"./ZËRI
Poll