TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim palestinezin Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwan. 49-vjeçari do të gjykohet për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, vepër që parashikon dënimin me burgim të përjetshëm.
Më 13 prill Gjykata e Tiranës shpalli të larguar nga vendi Fadi Alwan. Vendimi erdhi pas refuzimit të drejtësisë së Libanit për të ekstraduar në Shqipëri, autorin e dyshuar, i cili u arrestua në këtë shtet më 23 prill 2025.
Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Pas vrasjes, Fadi Alwan u largua menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Awan mori të gjitha mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe u largua në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa u fsheh në Liban. Rayyan Alwan u arrestuar pas dy muajsh arrati në Liban më 23 prill 2025./ZËRI