
FRANCË-Një 32-vjeçar, i identifikuar si Roman Briy është shpallur fajtor në Nice të Francës për vrasjen e shqiptares Olivias (Brunilda Sadushi (Kovaçi)), ngjarje e ndodhur më 25 dhjetor të vitit 2019.
Mediat vendase shkruajnë se Sadushi ishte një punonjëse seksi në Francë, ndërsa autori 32-vjeçar ishte një klient i rregullt i saj. Pasi janë takuar me njëri-tjetrin në parkun Valmasque në Mougins, mësohet se mes tyre ka pasur fillimisht një përplasje verbale dhe më pas 32-vjeçari e ka mbytur të renë brenda makinës së tij. Trupi i viktimës u braktis më 25 dhjetor 2019, pjesërisht i djegur, në parkun Valmasque në Mougins.
Prokurori i Përgjithshëm Anthony Carello kërkoi 20 vjet burgim penal të martën pasdite, ndërsa pranoi se ky i pandehur “nuk është një përbindësh” . Ai do t’i nënshtrohet pesë viteve mbikëqyrje gjyqësore dhe rrezikon tre vjet burg nëse nuk zbaton detyrimet e tij shëndetësore.
Një djalë i njohur si i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, ai përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat do t’i kishin ndryshuar karakterin pak para tragjedisë. Një farmakolog ekspert e përjashtoi këtë hipotezë. Cindy Marafico, avokatja e tij, i kërkoi Gjykatës dhe anëtarëve të jurisë që ” ltë gjenin një ekuilibër midis asaj që ai bëri dhe asaj që ai është” . Eksperti psikolog u shpreh optimist për aftësitë e të akuzuarit, i cili është kthyer në një të burgosur model, për t’u riintegruar. Por mungesa reale e motivit nuk mungoi të shqetësonte prokurorin e përgjithshëm për një përsëritje të mundshme të veprës penale./ZËRI