Aktualitet

Jo vetëm Policia, bandat shqiptare paguajnë deri në 30 mijë sterlina për blerje informacioni

Kështu raportohet se në momentin që grupet hasën me vjedhje të “produktit” të tyre në shtëpitë e barit, ata vendosin një shpërblim për “kokën” e përgjegjësit.

E.K
Jo vetëm Policia, bandat shqiptare paguajnë deri në 30 mijë
Foto ilustruese

BRITANI- Grupet shqiptare të trafikut të drogës në Britaninë e Madhe kanë specializuar mënyrën e veprimit të tyre, tashmë duke përdorur dhe metodat e policisë. Kështu raportohet se në momentin që grupet hasën me vjedhje të “produktit” të tyre në shtëpitë e barit, ata vendosin një shpërblim për “kokën” e përgjegjësit. Më i fundit rast i publikuar në TikTok i zbuluar nga Top Channel bën fjalë për një shpërblim prej 30.000 stërlina kush jep informacion për grabitjen e një shtëpie bari në Golders Green në veri të Londrës.

Grupi ka shpërndarë dhe një video, që sipas tyre tregon mjetin e përdorur nga personat që janë futur në banesë dhe kanë vjedhur kanabisin, brenda shtëpisë, së përshtatur për rritjen e tij. Ata të cilët paguajnë 30.000 stërlina për informacion se kush janë grabitësit thonë më postim se grabitja ka ndodhur me 1 Maj 2024. Sipas tyre shpërblimi mund të merret edhe nga personat që shikohen në video duke futur në furgon sasinë e kanabisit të grabitur./ZËRI

Poll

MOS HUMB