
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj vendosi ti japë fund jetës duke u hedhur nga lumi Buna. Bashkëshorti i saj Erdgys Arrazi, i cili është arrestuar në lidhje me ngjarjen pretendon se gruaja e tij vuante nga probleme të shëndetit mendor. Po ashtu edhe familjarët e tij kanë deklaruar se nusja merte mjekime për shëndetin mendor.
Ndërkohë gazetari Dritan Laci ka zhvilluar një takim me doktorin, i cili i ka dhënë mjekimet Alma Arrazit. Sipas doktorit Alma Arrazi është shoqëruar dy vite më parë nga familjarët e saj në klinikën e tij. Ai ka deklaruar se Alma ka patur probleme të ankthit, por jo të shëndetit mendor.
Dritan Laci: Pata mundesine te flas dhe te sqarohem sot me doktorin neuropsikiater, receta me vule e te cilit doli ne gjykate, gjate mases se sigurise ndaj Ergdys Arrazit. Konkretisht doktori me shpjegoi se Alma Arrazi eshte shoqeruar dy vite me pare nga familjare te saj ne kliniken e tij. Dhe se Alma kishte vetem probleme te ankthit dhe jo patologji te renda te shendetit mendor. Dhe per kete arsye ka marre medikamente te natyres qetesuese. Por qe nga ajo kohe Alma Arrazi nuk eshte paraqitur me per vizite. Sipas doktorit qe kreu viziten, nese Alma do kishte probleme te shendetit mendor, bashkeshorti i saj e kishte shume te thjeshte, pasi ne pallatin ku une banoja ne Shkoder, Ergdys Arrazi kishte nje biznes. Dhe fare mire mund te me kontaktonte si mjek, nese bashkeshortja e tij do kishte probleme te shendetit mendor. Gje qe nuk ka ndodhur. Ngushellime familjes. Humbja eshte e tmerrshme. Zot i paste ne parajse ata engjej.
Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Deri më tani ishin gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit, ndërsa sot pritet që të mbahet varrimi i vajzës së tyre. Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi, ndërsa i shoqi i saj, Erdgys Arrazi është vendosur në pranga. Kjo pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI