
BRITANI E MADHE- Shqiptari Shpendi Hakili, 38-vjeç, ka dalë para Gjykatës pasi akuzohet se ka vrarë bashkëkombasin e tij, pas një sherri për një borxh prej 20,000 £. Viktima u identifikua si Sazan Bako, 35 vjeç. Juria dëgjoi sesi Hakili, e justifikoi vrasjen, duke u shprehur se e kishte humbur toruan dhe e kishte goditur viktimën në fytyrë. Prokurori Daniel Stevenson i tha gjykatës së Maidstone Crown: Veprimet e tij çuan drejtpërdrejt në vdekjen e parakohshme të zotit Bako. I pandehuri mund të mos ketë dashur ta vriste, por kjo është pikërisht ajo që ai bëri.
Ai tha se kishte një takim në Strood midis Hakilit, vëllait të tij Shpati dhe Henerik Bakos, vëllait të të vdekurit, për të cilin pretendohet se i detyrohej 20,000 £.
“Ata pretendonin se Henerik Bako ishte i rëndësishëm në arrestimin dhe burgosjen e Hakilit për trafik droge në vitin 2018. Ata konsideruan se Henerik Bako duhet t'i paguante paratë që i kishte borxh Hakilit dhe viktima shkoi në takim për të ndërmjetësuar në emër të vëllait të tij."
Pasi ishte përplasur fizikisht me autorin, viktima kishte shkuar në shtëpi dhe ishte shtrirë për të mos u zgjuar më.
“Telefonata e parë në 999 raportoi se një mashkull i quajtur 'Zana' (Sazan) ishte rrëzuar dhe goditi kokën në dysheme. Më vonë Henerik Bako telefonoi 999 dhe raportoi se vëllai i tij ishte në një 'gjumë të madh' duke dhënë edhe adresën e shtëpisë së tij në Maidstone. Henerik Bako tha se e kishte dërguar Sazanin në shtëpi me makinën e tij dhe Sazani kishte bërë dush dhe kishte shkuar në shtrat. Kur i vëllai kishte shkuar ta zgjonte për të pirë ujë, nuk ia kishte dalë,”- shtoi prokurori.
Më vonë, ai u dërgua në spital dhe mjekët thanë se kishte pësuar një dëmtim të rëndë të trurit. Ndërkohë që 38-vjeçari, i cili ndodhet në paraburgim, u dënua për vrasje nga pakujdesia dhe pritet që të marrë dënimin pas plotësimit të raporteve./Zëri.ai