Aktualitet

Vrau partneren në gjendje të dehur, arrestohet turisti amerikan

Pas krimit, amerikani ka tentuar të presë damarët e tij.

I.F
Vrau partneren në gjendje të dehur, arrestohet turisti amerikan
Brandon Saporito dhe Sandra Holley

SHKODËR- Turisti amerikan Brandon Saporito, i cili vrau bashkëshorten e tij Sandra Holley ditën e djeshme në Shkodër është arrestuar. 57-vjeçari, në gjendje të dehur ka qëlluar me sende të forta Holleyn dhe më pas e ka vrarë 54-vjeçaren me thikë. Pas krimit, amerikani ka tentuar të presë damarët e tij. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin  amerikan 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve  familjare”, pasi:  Më datë 02.05.2025,  në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja

Turisti amerikan Brandon Saporito ka vrarë me thikë gruan e tij, 54-vjeçaren Sandra Holley. Amerikani pas vrasjes ka prerë damarët dhe është lënduar në duar. Ai ndodhet në spital për të marrë trajtimin mjekësor. Policia e Shkodrës raporton se amerikani ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit. Çifti amerikan bëhet me dije kishin marrë një banesë me qera në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi" në 'Gjuhadol'./ZËRI

Poll

MOS HUMB