
SARANDË- Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se një ditë më parë ka grabitur një dyqan nën kërcënimin e thikës në lagjen nr.2, Sarandë. Autori është identifikuar si Jorgo Kumaraku alias Leonard Kumaraku. Sipas Policisë, 48-vjeçari ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë është lënduar. Po ashtu, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.
Kush është Jorgo Kumaraku alias Leonard Kumaraku
Por, Kumaraku nuk është një emër i panjohur për autoritetet, pasi në vitin 2007 ka grabitur kazinon “Perla” në Sarandë, duke kërcënuar me armë lodër punonjësen. Për këtë ngjarje ai është dënuar me 5 vjet burg. Ndërsa, në vitin 2008 iu gjetu në qeli një celular, për të cilin ka dhënë deklaratë të rreme duke pretenduar se ia dha një polic i paraburgimit Sarandë.
Pas dëshmisë së tij, u arrestua efektvi, por u la i lirë pasi u zbulua zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg. Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” ne Sarandë.
Një dite pas ngjarjes së Sarandës, dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër.
Ndërsa, në vitin 2022 u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve te ftohta”, pasi kanosi pranë një bankomati banke punonjësen e një zyre private në Sarandë. Në korrik 2023 u arrestua për vjedhje në një hotel në fshatin Livadhja të Bashkisë Finiq./ZËRI