Aktualitet

Vrau Florenc Kovaçin, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Ardit Hidën

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardit Hidën, i cili vrau Florenc Kovaçin dhe plagosi vëllanë e tij, Mikel Kovaçi më 2021 në Elbasan.

D.XH
Vrau Florenc Kovaçin, Prokuroria kërkon burgim të
Ardit Hida

ELBASAN – Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardit Hidën, që më 5 nëntor 2021 vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi me thikë të vëllanë e tij, Mikel Kovaçin. Hida akuzohet për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. 

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dhënë konkluzionet përfundimtare në kuadër të procedimit penal Nr.1695 e vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Ardit Hida i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal në dëm të viktimave F.Kovaci dhe M.Kovaci, ngjarje e ndodhur në datë 05.11.2021 në vendin e quajtur “Sporti Vjetër” Elbasan, ku i pandehuri me dashje ka qëlluar me mjet të mprehtë në drejtim të shtetasve M. dhe F.Kovaci duke shkaktuar vdekjen e shtetasit F.Kovaci dhe të plagosë rëndë shtetasin M.Kovaci.

Në përfundim është kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Ardit Hida, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e kryer kundër dy ose më shumë personave nga të cilët për njërin ka mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Ardit Hida akuzohet se më datë 5 nëntor 2021, në vendin e quajtur “Sporti i vjetër” në Elbasan, me dashje ka qëlluar me mjet të mprehtë në drejtim të shtetasve Mikel dhe Florenc Kovaçi. Për pasojë, ka ndërruar jetë në vendngjarje Florenc Kovaçi dhe është plagosur rëndë Mikel Kovaçi. Vrasja ka ndodhur, pasi njëri nga viktimat dyshohet se kishte lidhje intime me motrën e agresorit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB