Aktualitet

Kushtetuesja ende nuk ka folur/ Ministri i Jashtëm italian: Së shpejti në Shqipëri

Tajani ka deklaruar se qeveria italiane nuk është e shqetësuar për pezullimin e ratifikimit dhe në çdo rast ekziston mirëkuptimi për “ të mos ndërhyrë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare”.

f.t
Kushtetuesja ende nuk ka folur/ Ministri i Jashtëm italian: Së shpejti
Antonio Tajani

ITALI- Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka lajmëruar një vizitë në Shqipëri.

“Në 22 dhjetor do të jem në Shqipëri dhe do të takoj kryeministrin Edi Rama”,- ka qenë kjo deklarata e ministrit të Jashtëm të Italisë Antonio Tajani në vazhdën e Konferencës së Ambasadorëve të Farnesina-s.

Siç raporton agjencia e lajmeve “ANSA”, ministri ka thënë më tej se do të vizitojë “vendet ku do të vendosen qendrat për emigrantët që do të duhet të rikthehen në vendet e tyre të origjinës”, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve.

Ndër të tjera Tajani ka deklaruar se qeveria italiane nuk është e shqetësuar për pezullimin e ratifikimit dhe në çdo rast ekziston mirëkuptimi për “të mos ndërhyrë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare”.

Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë./ZËRI

Poll

MOS HUMB