Aktualitet

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, Gjykata lë në burg Thoma Mastora

Avokati Jorgo Kasapi pretendon se Mastora nuk ka lidhje me ngjarjen, por nga hetimet e policisë janë gjetur prova që e implikojnë këtë të fundit në rastin në fjalë.

f.t
Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, Gjykata lë në
Thoma Mastora

DROPULL-I dyshuari kryesor për vrasjen e të moshuave në Dropull është lënë në burg. Ndërkohë Thoma Mastora nuk ka marrë përsipër krimin, teksa ka dëshmuar përpara oficerëve të policisë gjyqësore. Gjatë seancës që u zhvillua me dyer të mbyllura, 69-vjeçari heshti duke mos thënë asnjë fjalë për akuzën e rëndë që është ngritur ndaj tij “vrasje në rrethana të cilësuara”.

Ndërkohë avokati Jorgo Kasapi ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për klientin e tij, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet që u raportuan më herët se Mastora është i sëmurë mendor. Ai pretendon se Mastora nuk ka lidhje me ngjarjen, por nga hetimet e policisë janë gjetur prova që e implikojnë këtë të fundit në rastin në fjalë.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Shkalles se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster sot ne date 08.05.2023, ora 15.00 versoi kerkesën e Prokurorise Girokastër me objekt vleftesim arresti dhe caktim mase sigurimi personal per personin nën hetim: Thoma Mastora.

Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster vendosi:

1. Vleresimin e ligjshem te dalimit te personit nen hetim Th. M., i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Vrasje në rethana të cilsuara” dhe ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armève shpërthyese dhe municioneve” parashikuar nga neni 79dh dhe 278/3 Kodit Penal.

2. Caktimin ndaj personit nën hetim Thoma Mastora, te mases së sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 te Kodit te Procedures Penale.

3. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykates se Shkallës së Partë te Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster ne bashkepunim me policine gigisore per ekzekutimin e kêtij vendimi.

4. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se ketij Vendimi.

69-vjeçari që kishte lidhje të ngushta prej vitesh me dy të moshuarit ka qenë i fundit person që i ka takuar. Më 30 prill, ai shkoi në banesën e tyre për të kaluar pasditen, gjë që e bënte zakonisht. Por diçka ka shkuar keq. Aq keq, sa ai i ka vrarë të dy miqtë e tij. Deri më tani mendohet se sherri mund të ketë nisur me Kostën, dhe Kleoniqi është vrarë për të mos lënë dëshmitarë, por ende është e paqartë arsyeja. E vetmja shenjë që la ishte gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia.

Nga të dhënat e mbledhura nga të afërmit e viktimave, prej kohësh 88-vjeçarja ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Por se përse nuk dihet. Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat, pasi ishte i dënuar disa herë për grabitje, megjithatë ky nuk ishte rasti. Çiftin e vrau, por nuk u prekur paratë që mbanin në shtëpi./ZËRI

Poll

MOS HUMB