
ELBASAN- Babë e bir, të cilët ishin shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Elbasanit për të sqaruar një sherr ku ishte përfshirë adoleshenti kanë shkaktuar kaos brenda ambienteve të komisariatit. Raportohet se babë e bir kanë kundërshtuar me forcë efektivët dhe kënë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje. Babai është vënë në pranga ndërsa djali është vënë nën hetim. Ata ishin shoqëruar për të sqaruar një konflikt ku ishte përfshirë 17-vjeçari, por janë “zhytur” akoma më keq duke sulmuar Policinë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. B., 49 vjeç, banues në Elbasan, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin, në ambientet e Policisë, ku ishin shoqëruar për sqarimin e rrethanave të një konflikti në të cilin ishte përfshirë 17-vjeçari, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje./ZËRI