
ITALI- Zbardhet dëshmia e Mikea Zakës, 23-vjeçarit, i cili qëlloi për vdekje një natë më parë Kasem Kasmin dhe plagosi tre të tjerë, një prej të cilëve vëllai i viktimës. Ai ka thënë para oficerëve të policisë së ka qëlluar për vetëmbrojtje si dhe ka treguar versionin e tij sa i përket dinamikës së ngjarjes. Në prani dhe të avokatit ai ka thënë se ka qenë i ulur në një tavolinë me miqtë e tij kur i është afruar Kasmi, me të vëllain dhe dy të tjerë.
Në këtë moment vazhdon ai ka nisur një sherr verbal me fjalë kërcënuese dhe përleshje fizike. Pas kësaj ai ka nxjerrë armën duke qëlluar disa herë. Ndërkohë ndër të tjera ai ka treguar se me viktimën ka pasur një mosmarrëveshje të vjetër që kishte të bënte me një vajzë.
Mikea Zaka: Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Lancia Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese. Me Kasemin kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze. Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova, por për të mbrojtur veten./ZËRI