
ITALI- Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë nga burgu Pren Shotën, i cili së bashku me të birin vramë Vladimir Topjanën më 6 prill. Sipas gjykatës, 66-vjeçari nuk ishte në dijeni se i biri do të qëllonte me armë zjarri ndaj 43-vjeçarit, duke e liruar atë nga akuzat për “vrasje me paramendim”. Pas kësaj, ndaj tij u caktua masa e arrestit shtëpiak.
Ndërsa, Pren Shota, ka deklaruar se djali i tij, Rogerti ka qëlluar Topjanën pasi i ka kafshuar veshin dhe i këputi një copë të tij.
Si ndodhi ngjarja
43-vjeçari Vladimir Topjana kishte dalë me djalin 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë tip “Audi” , nga i cili zbriti Rogert Shota me të atin, Pren. Me ta ishte dhe një person tjetër. Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi tre herë në kokë Vladimir Topjanën. Ndërsa, sipas dëshmisë së Shotës, i biri qëlloi drejt viktimës pasi ai këputi një copë të veshit.
Disa ditë para se të ndodhte ngjarja, Vladimir Topjana kishte qenë në Fushë Arrëz, dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë, atje ku edhe punonte. Hetimet vijojnë dhe një tjetër pistë është edhe një konflikt i viktimës, ndodhur në vitin 2018./ZËRI