Aktualitet

Përplasje me efektivët, ç'po ndodh në Ksamil? Policia në kërkim të disa personave, "blindohet" qyteza, pika kontrolli kudo në jug

Policia është vënë në ndjekje të disa personave me rrezikshmëri të lartë, të cilët ende nuk janë lokalizuar.

k.m.
Përplasje me efektivët, ç'po ndodh në Ksamil? Policia
Foto ilustruese

KSAMIL- Një aksion po zhvillohet në zonën e Ksamilit në jug të vendit. Sipas raportimeve të para forcat Operacionale, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Sarandës kanë rrethuar qytezën. Policia është vënë në ndjekje të disa personave me rrezikshmëri të lartë, të cilët ende nuk janë lokalizuar.

Po ashtu, ka raportime se ka pasur edhe përplasje mes personave në fjalë dhe forcave të Policisë së Shtetit, ndaj edhe janë kërkuar përforcime. Ende nuk dihet për cilët persona bëhet fjalë, por për kapjen e tyre dy furgonë me efektivë po krehin zonën nga Ksamili deri në Butrint.

Përveç kësaj, forcat "Shqiponja" kanë ngritur pika kontrolli janë ngritur në hyrje dhe në dalje të qytezës, ndërkohë që efektivë të shtuar në terren ka deri në kufirin shqiptaro-grek në Bashkinë Konispol. Edhe pse aksioni duket se vazhdon, lidhur me atë që po ndodh, ende ka një reagim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB