Aktualitet

Vrasja e shqiptares në Greqi/ Identifikohet bashkëshorti, 40-vjeçarja e kishte denoncuar 3 herë për dhunë në familje

Kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit burrit i ndalohej të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që në vitin 2018.

f.t
Vrasja e shqiptares në Greqi/ Identifikohet bashkëshorti,
pamje nga vendngjarja

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në vendin finj, ku 40-vjeçarja Enkelejda Danaj u gjet e vrarë në Greqi. Danaj dyshohet se u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Eduart Danaj i cili është shpallur në kërkim. 

Mësohet se 40-vjeçarja, e kishte denoncuar tre herë për dhunë në familje bashkëshortin e saj. Denoncimi i parë është bërë më 3 prill 2013, ku Danajka denoncuar ndaj partnerit të saj 50-vjeçar për dhunën në familje. Më pas burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori.

Ankesa e dytë është bërë më 18 shtator 2022 ku viktima ka denoncuar burrin e saj, Eduart Danaj për kërcënime,  dhunë fizik dhe abuzim verbal. Burri u arrestua sërish dhe u dërgua në prokurori. Në këtë pikë duhet theksuar se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit burrit i ndalohej të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që në vitin 2018.

Denoncimi i fundit është bërë më 7 maj 2024, sërish për dhunë në familje (kanosje, dhunë fizike dhe abuzim verbal). 50-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në prokurori. 

Në vendngjarje ka shkuar një ekip i Departamentit të Vrasjeve dhe po kryhen hetimet, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë në zonë. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe familjarët e 40-vjeçares./ZËRI

Poll

MOS HUMB