
ITALI- Një tjetër krim në familjen shquiptare, këtë herë në Itali.
Një 62-vjeçar shqiptar ka tentuar që t’i marrë jetën gruas së tij, 57-vjeçare, të cilën e ka goditur disa herë me thikë, pas një konflikti që kanë pasur në banesë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në banesën e çiftit në Fatebenefratelli 50 në San Maurizio Canavese.
Autori u arrestua nga policia vendase në Itali, ndërs bashkëshortja është dërguar në spital, ku është duke marrë ndihmën mjekësore.
Gjendja e saj paraqitet e rëndë por është jashtë rrezikut për jetën. Mediat italiane raportojnë se gruaja është qëlluar dy herë në fytyrë dhe një herë në shpatull.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar autoritetet pasi dëgjuan britmat e gruas./ZËRI