Aktualitet

Vritet me thikë një 40-vjeçare shqiptare në Athinë, nuk dihen ende shkaqet

40-vjeçarja me origjinë shqiptare është goditur me thikë në barkë

f.t
Vritet me thikë një 40-vjeçare shqiptare në Athinë,
PAMJE NGA VENDNGJARJA

GREQI- Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë mëngjes në Greqi, pasi një grua shqiptare është e gjetur e vdekur në mes të rrugës në Menidi. Mediat greke bëjnë me dije se gruaja rreth të 40-tave me origjinë shqiptare është goditur me thikë në barkë, ndërsa pran saj është gjetur një çantë.

Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë. Vlerësimi i parë i policisë që ka shkuar në vendngjarje është se bëhet fjalë për një vrasje nga partneri i saj, i cili e kanë lënë gruan në rrugë pas rrahjes.

Sipas hetimeve paraprake rezulton se 40-vjeçarja gjatë javës së Pashkëve u ishte drejtuar autoriteteve dhe kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje. Në vendngjarje ka qenë një dëshmitar kyç i rastit i cili pretendon se e ka parë gruan kur ajo u godit me thikë në mes të rrugës. Policia pritet të marrë deklaratë nga dëshmitari për të mbledhur më shumë informata për rastin.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB