Aktualitet

Vrasja e Pëllumb Metës, Klodiana Lala: Të hetohet gruaja që të zbardhet e vërteta

Nga ana tjetër, tre fëmijët e tij ndodhen në burg.

F.m
Vrasja e Pëllumb Metës, Klodiana Lala: Të hetohet gruaja që
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se për vrasjen e Pëllumb Metës duhet të hetohet dhe bashkëshortja e tij, Blerina Meta. E ftuar në “Kjo Javë” në News24, Lala tha se ajo mund të jetë përgjegjëse për krimin dhe se Prokuroria duhet të hetojë rolin e saj për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes.

“Unë mendoj se prokurorët e kanë të qartë ngjarjen. Ata mendojnë se Hysen Meta e ka vrarë babanë e tij Pëllumbin. Hygerta Meta ka dështuar që të tregojë sesi e ka kryer vrasjen. Hetuesit prandaj mendojnë se është vëllai i madh që ka kryer krimin. Hygerta Meta nuk ia ka dalë me sukses eksperimentit hetimor. Prandaj, hetuesit e kuptuan se Hygerta i gënjeu. Shkoj si përgjegjëse nënën, jo për të ngritur akuzë, por nëna është themeli i shtëpisë. Kam insistuar që prokuroria të hetojë se çfarë fsheh kjo grua. Nuk jam askush për të thënë që Blerina Meta të shkojë prapa hekurave, por të hetohet që të zbardhet e vërteta. Prokuroria ka disa teknika që aty ku njerëzit janë më të mbrojtur, pikërisht aty e kanë problematikën e tyre. Ka shumë arsye pse zonja është jashtë, por duhet hetuar roli i saj,”- tha Klodiana Lala.

Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Pas hekurave janë tre fëmijët e tij, Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta. Hygerta Meta ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa nëna e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Shkaku mbetet i paqartë, fillimisht u dyshua për faktin që Pëllumb Meta donte ta fejonte të bijën pa dëshirë, më pas doli në skenë pista e pronave./ZËRI

Poll

MOS HUMB