Aktualitet

VIDEO- Publikohen pamjet e tmerrit, 53 sekondat e atentatit në Shkodër

Njëri prej tyre largohet me vrap, tjetri fshihet në anën e shoferit, në pak sekonda del në pjesën e përparme.

f.t
VIDEO- Publikohen pamjet e tmerrit, 53 sekondat e atentatit në Shkodër
Gjergj Ndërshtiqaj

SHKODËR-Emisioni “Fact Check” ka publikuar sot pamjet ekskluzive të atentatit të ndodhur katër ditë më parë në Grudë të Shkodrës, ku dy persona mbetën të plagosur. Në shënjestër të atentatit ishin Gjergj Ndërshtiqaj 28 vjeç dhe kunati i tij Gjin Nika 30 vjeç, të cilët qenë me fat duke i shpëtuar vdekjes.

Ndërshtiqaj është student në Akademinë e Sigurisë që prej vitit 2020, dhe vëllai i Marjan Ndërshtiqajt, drejtor rajonal i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër. Në ngjarjen e rëndë të 12 marsit që nisi rreth orës 19:17 u zbrazën më shumë se 43 fishekë nga një armë zjarri kallashnikov. Sikurse mund të shihet në video në ambientet e një lokali mbërrin makina ku ndodheshin dy personat që ishin në shënjestër të sulmit.

Njëri prej tyre largohet me vrap, tjetri fshihet në anën e shoferit, në pak sekonda del në pjesën e përparme. Pak sekonda pas goditjeve me kallashnikov ndodhi një shpërthim i fuqishëm në automjet, duke hedhur në pak metra distancë një prej personave që mbeti i plagosur në atentat. Pas afro 50 sekondash makina e autorëve largohet për të humbur gjurmët. Dyshohet se janë më shumë se tre autorë të dyshuar.

Poll

MOS HUMB