Aktualitet

Vrasja e palestinezes/ Të afërmit nuk kanë shkuar në morg për të tërhequr trupin, e reja mund të varroset në Tiranë

Prej datës 22 shkurt, trupi i viktimës vijon të mbahet në morgun e Tiranës, dhe nëse nuk tërhiqet brenda afateve ligjore, e reja do të varroset në vendin tonë.

I.F
Vrasja e palestinezes/ Të afërmit nuk kanë shkuar në morg
Rayyan dhe Fadi Alwan

TIRANË- Rayyan Alwan, 24-vjeçarja palestineze që u vra nga babai i saj në një shtëpi me qira në Tiranë, mund të varroset në Shqipëri. Kjo, pasi deri më tani asnjë nga të afërmit e saj nuk ka paraqitur një kërkesë para autoriteteve për të tërhequr trupin e pajetë nga morgu të Alwan.

Sipas gazetares Klodiana Lala, të afërmit e 24-vjeçares janë lajmëruar, por asnjë nuk ka paraqitur kërkesë apo interes për të tërhequr trupin e pajetë. Prej datës 22 shkurt, trupi i viktimës vijon të mbahet në morgun e Tiranës, dhe nëse nuk tërhiqet brenda afateve ligjore, e reja do të varroset në vendin tonë.

Rayyan Alëan dhe Fadi Alwan mbërritën si turistë në Rinas më 19 shkurt. Po atë ditë dyshja kishin marrë banesën me qira ku edhe ndodhi krimi. Nga të dhënat e deritanishme hetimore, dyshohet se autori i ngjarjes, Fadi Alwan është larguar menjëherë jashtë territorit të Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. 49-vjeçari palestinez, dyshohet se fillimisht e ka dhunuar dhe më pas e ka vrarë me thikë, duke e mbuluar me një çarçaf. Dyshohet se ai ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë e më pas në Holandë, ndërsa dyshohet se fshihet në Liban. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB