
TIRANË- Gjendet çanta dhe thika e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau Martin Canin. Sendet e Mario Prelleshit janë gjetur në afërsi të Gjykatës së Apelit në rrugën e Elbasanit në Tiranë.
“Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës "Fan Noli", ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën "Fadil Rada" është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes”, njofton policia.
Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një "pse më shikon?", por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë. /ZËRI