Aktualitet

Pse s’ka dhënë intervista më parë? Dumani: Isha fokusuar tek puna, tani kemi rezultate mbreslënëse

Dumani shtoi se tashmë ai mund të flas për mediat pasi SPAK ka bërë një punë të mirë.

I.F
Pse s’ka dhënë intervista më parë? Dumani: Isha
Altin Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ndodhet sonte i ftuar në emisionin “3D”. Gjatë emisionit ai tha se kjo është hera e parë që ai ka dhënë një intervistë për mediat, pasi ka qenë i zenë dhe ka lënë punën e tij të flas. Dumani shtoi se tashmë ai mund të flas për mediat pasi SPAK ka bërë një punë të mirë.

"Unë kam qenë i rezervuar, ne komunikojm me publikun dhe median përmes konferencave për shtyp. Kam qenë i pranishëm në takime të organizuara nga shoqëria civile, por është e vërtetë hera e parë që dal në intervistë. Unë kam menduar dhe mendoj që një prokuror duhet të flasë me punën e tij, me kryerjen e hetimeve të suksesshme, me ngritjen e një akuze të suksesshme. Prokurori flet me aktet proceduriale, është aktiv në sallën e gjyqit. Mënyra më e mirë e komunikimit është puna e prokurorit. Të them një detaj, pasi mora detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme mora si këshilltar një person që është profesionist dhe vjen nga bota mediatike dhe kuptohet që këshilltari është njeriu më i afërt i drejtuesit. Shpesh më shtynte që të dilja në media, mendimi im ka qenë se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme duhet të fokusohen tek puna. Një arsye tjetër pse kam hezituar është sepse doja t’I jepja vetes dhe instuticionit kohë që të kishte një bilanc dhe besoj që instuticioni ka një bilanc që mund të flasim. Unë nuk jam i kënaqur sepse jam një njeri kërkues, por mund të them që ka një bilanc pozitiv dhe mbreslënës", tha Dumani.  /ZËRI

Poll

MOS HUMB