Aktualitet

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Rrumbullaku: Ne s'jemi të pagabueshëm...por ngjarjen nuk e kemi fshehur!

Në një konferencë urgjente të thirrur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, Rrumbullaku tha se aludimet se shefi i Komisariatit të Pogradecit, Elton Halili kishte manipuluar ngjarjen ishin të pabaza.

k.m.
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Rrumbullaku: Ne s'jemi të
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga nuk është tentuar të fshihet ashtu siç është pretenduar nga familjarët e viktimës. Në një konferencë urgjente të thirrur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, Rrumbullaku tha se aludimet se shefi i Komisariatit të Pogradecit, Elton Halili kishte manipuluar ngjarjen ishin të pabaza dhe të dëmshme për reputacionin për Policinë e Shtetit. 

"Informoj opinionin publik aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të policisë Pogradec është pabazë, në asnjë dyshin të arsyeshëm dhe si i tillë është skandaloz. Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë asnjë punonjës policie s’ka tentuar të fshihet. Ngjarja është vlerësuar maksimalisht. Nga Policia është shkuar menjëherë në vendngjarje, është bërë njoftimi i spitalit, është ngritur grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat dhe janë shoqëruar personat e pranishme. Të pretendohet dhe propagandohet se Policia e Shtetit po tenton që të fshehë ngjarjen është e papranueshme. Ftoj publikun dhe median që të shfrytëzojnë çdo mundësi për marrë informacione,"-tha Rrumbullaku ndër të tjera në fjalën e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB