Aktualitet

Dëmtoi biznesin e xhaxhait, shpallet në kerkim i riu në patos

I riu ka shkaktuar dëme materiale në biznes

I.F
Dëmtoi biznesin e xhaxhait, shpallet në kerkim i riu në patos
Foto ilustruese

PATOS- Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Patosit pasi shkatërroi dyert e biznesit të xhaxhait të tij. Sipas policisë, pas një sherri për motive të dobëta, i riu ka shkaktuar dëme materiale në biznes.

“Stacioni i Policisë Patos shpalli në kërkim shtetasin 23 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar dyert e biznesit të xhaxhait të tij. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit”, tha policia.

Ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB