Aktualitet

Vrasja e Bujar Nasufit, policia dhe prokuroria marrin profilet e ADN-së tek 7 personat e arrestuar në Gjirin e Lalëzit

Në vendin ku u vra Nasufi, në Selitë, janë gjetur gjurmë djerse në një dorashkë, e cila është gjetur gjysëm e djegur në motorin që policia gjeti brenda një tuneli të ushtrisë në zonën e kodrave të Selitës.

F.m
Vrasja e Bujar Nasufit, policia dhe prokuroria marrin profilet e ADN-së tek
Xhevdet Plaku

TIRANË- Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë marrë profilet e AND-së të shtatë personave që u vunë në pranga në Gjirin e Lalëzit, mes tyre dhe Xhevdet Plakut. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNeës se një prej tyre dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Bujar Nasufit. Xhevdet Plakut, Flobenc Gegës, Fatjon Qesja, Ortjon Hasanit dhe dy vëllezërve Jurgen dhe Voltan Xhani u janë marrë kampione djerse dhe pështyme. Profil ADN-je i është marrë dhe nënës së dy vëllezërve Xhani, shtetases Evanthi Xhani.

Të gjitha profilet e mara nga policia tashmë janë çuar për ekzaminim biologjik dhe krahasues në laboratorin e Policisë Shkencore.

Në vendin ku u vra Nasufi, në Selitë, janë gjetur gjurmë djerse në një dorashkë, e cila është gjetur gjysëm e djegur në motorin që policia gjeti brenda një tuneli të ushtrisë në zonën e kodrave të Selitës.

Në të njëjtin vend ku u gjend motori i djegur dhe doreza e dorës, policia gjeti dhe armën e krimit një automatik MP-5.
Nga ana tjetër përmes bashkëshortes së Bujar Nasufit, grupi i hetimit të kësaj çështje ka rënë në dijeni të një konflikti pronësie që ai ka pasur me dy djemtë e Petrit Xhanit, një biznesmen që tashmë ka ndëruar jetë, i cili kishte në pronësi kompaninë e bulmetit “Aleksandri Grup” në Lushjë.

Konflikti mes familjes Xhani dhe vjehrit të Bujar Nasufit ishte për shpronësimin një banese në zonën e Selitës, të cila u shemb për ti hapur vendin ndërtimit të rrugës së Unazës së re në Tiranë.

Vjehrri i Bujar Nasufit, i ka dorëzuar Petrit Xhanit shumën e lekëve të shpronësimit të shtëpisë së shembur, por jo të truallit ku ishte ndërtuar objekti.

Në total bëhet fjalë për një sasi prej 40 milion lekësh të vjetra, që janë bërë objekt i debatit mes dy familjeve, që sipas gruas së Bujar Nasufit, mund të jetë bërë shkak dhe në çuarjen e vrasjes së bashkëshortit të saj, i cili ishte përfshirë në debat me dy djemtë e Petrit Xhanit, Voltan dhe Jurgen Xhani. Kjo mendohet të jetë dhe arsyeja e vrasjes së Nasufit dhge ndaj policia bashkë me prokurorinë kanë marrë gjurmët.

Poll

MOS HUMB