Aktualitet

Vrasja e Arben Lleshit në qeli, ndalohet drejtori i burgut të Peqinit

Zyrtarët e ndalur, akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë marrë masa për kontrollin në burg.

f.t
Vrasja e Arben Lleshit në qeli, ndalohet drejtori i burgut të Peqinit
foto ilustruese

PEQIN- Në lidhje me ngjarjen e rëndë në burgun e Peqinit, është ndaluar nga policia drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe 12 zyrtarë. Zyrtarët e ndalur, akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë marrë masa për kontrollin në burg.

Shoqërimi është bërë për faktin se në burg nuk punonte për një kohë të gjatë skaneri, por edhe disa kamera sigurie. Zyrtarët e ndalur, akuzohen se nuk kanë marrë masa për kontrollin në burg. Dyshohet se arma e përdorur nga Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit është futur e plotë dhe dorazi.

Njoftimi i policisë së Elbasanit:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, në IEVP Peqin, ku shtetasi Sokol Mjaçaj vrau me armë zjarri, shtetasin Arben Lleshi, plagosi shtetasin Indrit Shaqja (të tre këta shtetas vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në IEVP Peqin), i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve, si dhe kanosi me këtë armë, punonjësit e shërbimit në këtë IEVP, ju informojmë se:

Nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan u ekzekutua urdhri i prokurorit, për kryerjen e arrestimit në flagrancë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të shtetasit Sokol Mjaçaj, 28 vjeç.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit, në bashkëpunim me ata të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të shtetasve:

-K. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

-Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

-N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

-V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

-A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë cënoi rëndë sigurinë në burgjet e vendit duke përbërë një skandal të paprecedentë. Sokol Mjacaj e ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marr peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet pasi u garantua se nuk do të vritej.

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI

Poll

MOS HUMB