Aktualitet

Vrasja e 3 serbëve, Petkoviç: Policia e Kosovës s’lejoi EULEX të hetojë

Beogradi pretendon se autoritetet e Prishtinës mund të keenë diçka për të fshehur nga hetimet

D.XH
Vrasja e 3 serbëve, Petkoviç: Policia e Kosovës s’lejoi
Petkoviç

KOSOVË – I ashtëquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviç, ka pyetur se pse Policia e Kosovës nuk ka lejuar EULEX-in të marrë pjesë në operacionin hetimor në qytetin e Banjskës, në të cilin të dielën u vranë tre serbë.

“Pse policia e Kosovës nuk lejoi pjesëmarrjen e EULEX-it në operacionin hetimor të qytetit të Banjskës? Pse ishte e nevojshme që policia e Kosovës ta kryente vetë hetimin, pa praninë e hetuesve të EULEX-it?

Çfarë ka për të fshehur në hetime”– ka shkruar Petkoviç në Tëitter, duke kritikuar aautoritetet e Prishtinës.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se prania e policisë speciale në veri është shtuar pas ngjarjeve në Banjskë. Hoxha nuk ka dhënë detaje se sa janë shtuar kapacitetet e njësisë speciale, por ka thënë se Policia e Kosovës është në koordinim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe EULEX-in.

Pas përleshjeve që ndodhën në fshatin Banjskë të dielën, policia e Kosovës ka bllokuar rrugët për në këtë zonë, ndërsa tri ditë më vonë ka lejuar hyrjen në fshat. Në konfliktin me policinë e Kosovës janë vrarë tre serbë - Stefan Nedeljkoviç, Igor Milenkoviç, Bojan Mijailoviç, si dhe një polic./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB