
TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, në një deklaratë për mediat ka zbuluar më shumë detaje nga megaoperacioni që ka nisur mbrëmjen e djeshme, që çoi në zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura më herët, në harkun kohor të 5 viteve.
I penduari i drejtësisë Artan Tafani, ka qenë pjesëmarrës në të paktën 3 nga vrasjet që ka zbardhur, dhe ka treguar emrat e bashkëpunëtorëve. Rrumbullaku tha se në total janë lëshuar 15 urdhërarreste, nga të cilat janë ezkekutuar 12, ndërkohë që 4 persona janë shpallur në kërkim.
“Jemi sot këtu së bashku me prokurorinë për operacionin “Never Forget”, për ngjarje kriminale që kanë ndodhur brenda dhe jashtë vendit. Bazuar në prova, prokuroria ka lëshuar 15 urdhër arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 12 dhe 3 persona janë shpallur në kërkim”, u shpreh Rrumbullaku.
Sa i takon Laert Haxhiut, për të cilin gjykata në Greqi nuk pranoi ekstradimin, Rrumbullaku tha se po punohet me palën greke që ai të sillet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë shqiptare.
Haxhiu është cilësuar nga ana e policisë së shtetit dhe si porositësi i dy vrasjeve të ndodhura në Greqi, ndaj Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit.
I pyetur nga gazetarët në konferencën për mediat se çfarë mori Tafani në këmbim të zbardhjes së vrasësve, dhe statusit të të penduarit të drejtësisë, drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi nuk dha asnjë informacion, duke thënë se ato i përkisnin sekretit hetimor.
“Ato janë sekret hetimor”, tha Ajazi, ndërsa shtoi se “Nga hetimet paraprake kanë rezultuar se autorët të dyshuar të këtij grupi kriminal kanë vepruar mbi baza përfitimi dhe interesi në disa raste janë bërë konflikte për shkak të aktiviteteve të paligjshme. Për të gjitha procedimet penale hetimet janë dinamike dhe vijojnë për secilin rast”.
I pyetur se kush mund të fshihet tjetër pas Laert Haxhiut, shtoi se hetimet janë dinamike ama zotërojnë prova ligjore si për ekzekutorët dhe porositësit.
-
Cilat janë vrasjet në Greqi që kreu grupi i Laert Haxhiut
28 Shtator, 11:00
Për vrasjen e Çajup Selimit, e ndodhur më datë 01.06.2021, në qytetin e Tepelenës, autorë të dyshuar janë:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
- Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë.
Vrasja me paramendim e shtetasit Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 02.06.2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Korçës, autorë të dyshuar janë:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;
- Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;
- Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec;
- Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.
Vrasja me paramendim e shtetasit Alban Semaku (Elton Mermali), e ndodhur më datë 16.10.2021 2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Peqinit, me autorë të dyshuar:
-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
Vrasja për gjakmarrje e shtetasit Albi (Dijonist) Bashaliu, e ndodhur më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
- Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin;
- Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec.
Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë, ndaj shtetasit Kujtim Meta, e ndodhur më datë 20.04.2022, në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Dorian Shurdhi, 40 vjeç, banues në Lushnjë (i cili ka humbur jetën më parë).
Shkatërrim i pronës me eksploziv, e kryer 5 raste, si më poshtë:
Në datë 05.04.2021, në banesën e shtetasit Arjan Aliço, në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
Në datë 29.05.2021, në banesën e shtetasit Erion Çoku, në qytetin e Lushnjës, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë.
Në datë 08.06.2022, në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku, në qytetin e Durrësit, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë.
Më datë 01.11.2022 dhe më datë 31.12.2022 (2 raste), në banesën e shtetasit Bujar Turku në qytetin e Lushnjes, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;
- Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjithashtu, 3 vjedhja me dhunë, të kryera në bashkëpunim, konkretisht:
Vjedhje me dhunë në një pikë për këmbimin valutor, në zonën e Astirit, Tiranë, ndodhur më datë 24.06.2023;
Në datë 27.01.2022, në Tiranë, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Benz” të shtetasit Gëzim Çepele, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
Në datë 22.02.2023, në Durrës, vjedhja me dhunë e automjetit tip “Daimler Chrysler” të shtetasit Marjus Zejneli, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.
Në vijim, 3 raste të sigurimit të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, të kryer në bashkëpunim, konkretisht:
Në muajin tetor 2021, në Lushnjë, ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga), me profesion avokat, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
Më datë 06.07.2022, në Lushnjë, ndaj shtetasit Rexhep Gina, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;
- Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë;
- Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat.
Në muajin maj 2023, në Lushnjë, ndaj shtetasit Genci Hida, me autorë të dyshuar:
- Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
- Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjithashtu, 1 rast i kanosjes së punonjësve të Policisë, kryer më datë 06.04.2023, në Tiranë, ku duke dalë nga ashensori, janë kanosur për shkak të detyrës, 2 punonjës policie, me autor të dyshuar: Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera jane siguruar indicie dhe ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë, konkretisht:
Vrasja e shtetasit Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë;
Vrasja e shtetasit Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.
Për ngjarjet e sipërpërmendura janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të prokurorit, për shtetasit e mëposhtëm:
1.Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku/2 herë ); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasve, Shezai COBO, Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli);
2.Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele). Aktualisht në IEVP, në Berat;
3.Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (2 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Aktualisht në IEVP, në Korçë;
4.Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku/2 herë);
5.Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj);
6.Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu);
7.Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi);
8.Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu).
9.Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
10.Idriz Manej, 68 vjeç, lindur në Ktosh, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj). Aktualisht në IEVP, në Korçë;
11. Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina). Aktualisht në IEVP, në Lezhë.
12.Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (5 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, Bujar Turku/2 herë dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli). Aktualisht në IEVP, në Greqi.
U shpallën në kërkim shtetasit:
13.Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina);
14.Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, (me të dëmtuar shtetasin Marjus Zejneli), “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
15.Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasin Bujar Turku/2 herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Genci Hida);
16.Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).
-
Zbulohet kush vendosi tritol në bizneset e Noizy-t
28 Shtator, 10:33
Zëri.ai sjell 6 vrasjet e zbardhura, që dyshohet se janë kryer pikërisht nga grupi i Haxhiut ku bënte pjesë edhe i penduari i drejtësisë Tafani. Ky i fundit njësoj si Nuredin Dumani më herët, ka hapur “petët e lakrorit” të disa vrasjeve që kanë marrë edhe vëmendje mediatike, edhe pse në kosto duket se kanë qenë më të lira, se ato që u zbuluan në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Për vrasjet e mëposhtme, dyshohet se janë paguar shumë deri në 50 mijë euro!
Fridmand Xhaferraj Korçë, u vra dhe u hodh në rezervuar në verën e vitit 2021. 25-vjeçari Fridman Xhaferri, banues në fshatin Plug të Lushnjës, u gjet i vdekur në një rezervuar në Korçë, me plagë të mëdha në kokë. Për ngjarjen është arrestuar shtetasi Kristi Bixheku, ndërkohë që policia shpalli në kërkim Lulzim Spahinë. Bixheku nuk e pranoi asnjëherë krimin, ndërkohë që ngjarja dyshohej për prishjen e pazareve të drogës. U
Çajup Selimi në Tepelenë! Çajup Selimi, 52-vjeç u ekzekutua po në të njëjtën periudhë kohe me Xhaferrajn. Ai u qëllua dy herë, ku një plumb e kapi në zemër, në afërsi të banesës së tij. Ngjarja edhe pse kishin kaluar dy vite rezultonte e pazbardhur.
Alban Semaku alias Elton Mermali, u vra në Peqin! Alban Semaku njihej në qytetin e Lushnjes si "Kinezi i Aldo Bares". Pasi nuk ishte kthyer në banesë, nëna e tij e kishte kërkuar në Policinë e Shtetit, por në fakt i gjeti vetëm kufomën të birit. Ai u ekzekutua në Peqin, më 17 tetor të vitit 2021, duke rindezur edhe njëherë përplasjet në bandën e Lushnjes. Alban Semaku, gjithashtu i njohur me emrin tjetër Elton Mermali, vrau Bledar Haxhiun, të afërmit e Laertit.
Albi Bashaliu Elbasan! Vrasja ndodhi në fund të Dhjetorit të vitit 2021, ndërs asokohe për ngjarjen u arrestua edhe djali i xhaxhait të viktimës, i cili dyshohet se kishte ndihmuar autorët që të largoheshin pas vrasjes. 41 vjeç u arrestua së bashku me fqinjin e tij Mikel Xhaja 30 vjeç, ndërsa akuza për të dy ishte ajo e përkrahjes së autorit të krimit.
Lulzim Qorri dhe Dikens Halili në Greqi. Qorri është vrarë në qendër të Athinës në Dhjetor të vitit 2018, ndërkohë që ngjarja u raportua nga mediat e vendit fqinj si një përplasje për çështje droge.
Qorri, asokohe 44 vjeç, u qëllua me armë në kokë nga një person që u largua më pas me motoçikletë, së bashku me një person tjetër. Dikens Halili u vra po në Athinë, ndërkohë që ishte pronar i një lokali ku përformohej edhe muzikë live nga këngëtarë shqiptarë.
39-vjeçari shqiptar u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët. Për të dyja vrasjet e ndodhura në Greqi nuk kishte pasur persona të vënë në pranga./Zëri.ai