Aktualitet

Vota e diasporës, KQZ miraton ndryshime në PER, lehtëson regjistrimin e emigrantëve

Gjatë mbledhjes Komisioni vlerësoi se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë ka vijuar me intensitet të lartë, por emigrantët janë hasur me probleme gjatë regjistrimit.

I.F
Vota e diasporës, KQZ miraton ndryshime në PER, lehtëson
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Rregullator ka miratuar disa ndryshime në dokumentet që iu kërkohet shqiptarëve të diasporës gjatë procesit së regjistrimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë mbledhjes Komisioni vlerësoi se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë ka vijuar me intensitet të lartë, por emigrantët janë hasur me probleme gjatë regjistrimit. Me ndryshimet e reja, emigrantët shqiptarë për t’u regjistruar mund të përdorin si provë adrese në PER, dokumentin provues në emër të një familjari të tyre ose të dikujt tjetër pa lidhje familjare mes tyre. Komisioni Rregullator shqyrtoi edhe projektvendimin “Për rregullat e sjelljes së institucioneve publike në zgjedhje dhe ndalimin e keqpërdorimit të aseteve publike”, i cili nuk u miratua.

Po ashtu, edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar ndryshime në Kodin Zgjedhor për ankimimin e emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit rrreth procesit të regjistrimit. Sipas dokumentit të depozituar nga KQZ drejt Kuvendit, kërkohet që edhe Gjykata e Shkallës së Parë të përfshihet në listën e zgjedhësve, pasi koha e pamundëson procesin e shqyrtimit të të gjithë ankesave.

Në dokumentin e drejtuar drejt 9 partive politike, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, kërkon që të ndryshohet edhe afati i regjistrimit të emigrantëve nga 7 ditë para zgjedhjeve në 30 ditë në mënyrë që vota të dërgohet tek të gjithë emigrantët dhe të kthehet.

Sipas neneve aktuale, emigrantët shqiptarë kanë të drejtë të ankimojnë 7 ditë para datës së votimit për t’u përfshirë në listën e votimit. KQZ kërkon që nenet të ndryshohen në 30 ditë, pasi Gjykata ka nevojë për 48 orë të jap vendimin e saj për zgjedhësit, dhe duhen të paktën 28 ditë që zarfi të mbërrij tek adresa e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB