Aktualitet

Vlorë/ 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshohet se u vetëvra

Nga informacionet paraprake, 69-vjeçari dyshohet se vuante nga depresioni.

M.K.
Vlorë/ 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e
FOTO ILUSTRUESE

VLORË- Një 69-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin Mallkeq të Vlorës. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shtetasi me iniciale K. B. është vetëvrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së tij. Nga informacionet paraprake, 69-vjeçari dyshohet se vuante nga depresioni.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftim:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në fshatin Mallkeq, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri automatik, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. B., 69 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se 69-vjeçari vuante nga depresioni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB