
TIRANË- Ulja e temperaturave është shoqëruar me rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga viroza të stinës. Mes shumë viruseve në qarkullim, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik pohon se në qarkullim është edhe virusi respirator sinsincial. Virusi i njohur edhe me termin RSV prek kryesisht të vegjlit dhe mund të shkaktojë fatalitet. Bino ka pohuar për Euronews se rastet janë shtuar.
"Kemi pasur raste dhe madje raste të rënda me virusin sinsincial. Është një virus që prek fëmijët, të rinjt dhe moshat mbi 60 vjec. Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm, pasi menjëherë sa femija krijon temperaturë, ka kollë duhet të shkojë urgjent te mjeku. Deri tani kemi bërë testim sipas rekomandimit te mjekut thjesht për diagnoz, ndërsa në dhejtor presim një analizë më të gjerë"- u shpreh Bino.
Ndërkohë për t’u mbrojtur nga virusi respirator sinsincial, për të rriturit tashëm është miratuar vaksina dhe Instituti i Shëndetit Publik, po punon për futjen e saj edhe në Shqipëri.