
DURRËS- Blerim Hanku është marrë peng pasi u kishte borxh para disa bashkëkombasve të tij teksa ndodheshin në qelitë e Britanisë së Madhe. Për shkak se nuk ua kishte kthyer kurrë pas 6 mijë paund-shin që u kishte marrë hua, 3 të rinj vendosën që ta marrnin peng 30-vjeçarin në mjetin e tyre dhe ishin nisur në drejtim të Shkozetit. Se ku do të ishte destinacioni i tyre final dhe çfarë do bënin me pengun, kjo ende nuk është zbuluar. Kjo pasi fatmirësisht, Policia e Shtetit ka ndërhyrë në kohë dhe ka liruar pengun. Në prangat e Policisë përfunduan: Iljaz Kotorja, 27 vjeç; Geri Cani, 26 vjeç dhe Jurgen Delija, 29 vjeç, të tre banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës.
VIDEOJA E AKSIONIT:
Sipas informacioneve të para, të tre kishin nisur të kërcënonin pengun e tyre, të identifikuar si Blerim Hanku, për t’iu dhënë shumën 6 000 paundëve. Kotorja pretendonte se 30-vjeçari ia kishte marrë paratë ia kishte marrë borxh për një çështje droge në kohën kur të dy kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu. Por paratë nuk ia kishte kthyer kurrë dhe ai i donte pas.
Por kush është Hanku?

I riu u dënua më qershor të vitit të shkuar pasi shiste drogë të klasit A, të cilën e mbante në banesën e tij. Sipas mediave britikane, Blerim Hanku u hoq sikur emri i tij ishte 'Dave' kur transferoi shtëpinë. Por Policia u lajmërua për një aktivitet të dyshimtë që po ndodhte në shtëpi në mars 2022. Një kontroll blic në dhomën ku Hanku po flinte zbuloi disa kilo drogë, peshore dhe pasaportë. Pasi u kap, ai u dënua për tre vjet e shtatë muaj pasi u deklarua fajtor për tre akuza, por duket se ka dalë më shpejt nga qelia dhe është kthyer në Shqipëri, ku e kanë pritur edhe huadhënësit e tij.
NJOFTIMI I PLOTË:
Durrës
Morën me forcë një shtetas, në automjet, ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur lirimin e 30-vjeçarit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Borxhi”, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetasit që morën me forcë dhe i hoqën lirinë 30-vjeçarit. Pengamarrja, për shkak të një borxhi për veprimtari kriminale të kryer jashtë shtetit, në fushën e trafikimit të narkotikëve. Autori kryesor i pengmarrjes dhe shtetasi i marrë peng, të dy të dënuar më parë, në Britani, për krime në fushën e narkotikëve.
Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore se tre shtetas kishin marrë peng një shtetas dhe po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit, me një automjet, kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar. Nga kontrolli rezultoi se në automjet ndodheshin 4 shtetas, njëri nga të cilët ishte i marrë peng nga 3 shtetasit e tjerë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMë X5”, nga shtetasit I. K., 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, G. C., 26 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës dhe J. D., 29 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës.
Këta tre shtetas po e kërcënonin shtetasin B. H., për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi I. K. pretendonte se ia kishte detyrim shtetasi B. H., për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. K., G. C. dhe J. D., dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", të kryera në bashkëpunim./ZËRI