Aktualitet

Do festonin 28 nëntorin/ Aksidentohet autobusi me nxënës nga Maqedonia e Veriut

Autobusi që po transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është përplasur vetëm pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit, në zonën e quajtur “Kthesat e Murrashit”

k.m.
Do festonin 28 nëntorin/ Aksidentohet autobusi me nxënës nga
Pamje nga aksidenti

LIBRAZHD- Një autobuz me targa të Gostivarit është përplasur me një mjet teksa po vinte në Shqipëri për të festuar 28-29 nëntorin. Autobusi që po transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është përplasur vetëm pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit, në zonën e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Por pavarësisht përplasjes, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të miturit në autobus. Ndërkohë që hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun e aksidentit, që paraprakisht mendohet se mund të jetë për shkak të motit me reshje të dendura dhe mjergullës./ZËRI

Poll

MOS HUMB