Aktualitet

Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon qytetin

Flakët që kanë pushtuar fushën e mbetjeve në Vlorë nuk janë shuar ende duke vijuar edhe gjatë natës.

k.m.
Vijon zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon
Foto ilustruese

VLORË- Vazhdon edhe sot zjarri në Vlorë. Flakët që kanë pushtuar fushën e mbetjeve në Vlorë nuk janë shuar ende duke vijuar edhe gjatë natës. Ndërkohë që flakët vazhdojnë, tymi i plehrave të djegura është përhapur në të gjithë qytetit.

Sot pritet që të mbërrijnë edhe Forcat e Ushtrisë, që bashkë me mjetet e tyre do t'u vijnë në ndihmë zjarrfikësve për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Deri më tani, ky mision duket "i pamundur" për shkak se flakët po fuqizohen nga era. Ndërkohë që paralelisht kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit, i cili dyshohet se ka qenë i qëllimshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB