Aktualitet

Kushërinjtë sherr për pronën! Tre të plagosur me armë zjarri në Thumanë, njëri prej tyre polic (EMRAT)

Raportohet se ngjarja ka ndodhur si shkak i një konflikti pronësie mes kushërinjëve, e cila ka agravuar në përdorimin e armëve.

f.t
Kushërinjtë sherr për pronën! Tre të plagosur me
FOTO ILUSTRUESE

THUMANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Thumanë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur si shkak i një konflikti pronësie mes kushërinjëve, e cila ka agravuar në përdorimin e armëve. Njëri prej tyre është identifikuar si Ahmet Sela, punonjës policie, i cili me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të disa personave, ku ka mbetur i plagosur kushëriri i tij, Adrian Sela. I plagosur ka mbetur edhe efektivi, ndërsa raportohet se të dy janë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë në një informacion shtesë nga Policia, njoftohet se është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi Fatos Sela, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur nga konflikti.  

Si ndodhi ngjarja

Raportohet se Fatos Sela së bashku me vëllezërit e tij ishin duke kryer punime për rrethimin e një sipërfaqe toke, e cila pretendohet edhe nga kushërinjtë e tyre.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju njoftojmë se është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi F. S., dyshohet i plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB