Aktualitet

VIDEO/ Surpriza për fëmijët e shtruar tek Pediatria,babagjyshën zbresin nga ‘oxhaku’

Në këtë mënyrë, ndalojnë në dritaret e dhomave ku ndodhen fëmijët dhe i suprizojnë ata me dhurata.

F.m
VIDEO/ Surpriza për fëmijët e shtruar tek
Pediatria

TIRANË- Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Shqipërisë ka surprizuar fëmijët e shtruar në Spitalin e Fëmijëve, Pediatria, në Tiranë. Në një video të shpërndarë në rrjetin social Tik Tok shihet se ata janë veshur si babagjyshë dhe zbresin me litarë nga tarraca e Pediatrisë, që në këtë rast simbolizon oxhakun. Në këtë mënyrë, ndalojnë në dritaret e dhomave ku ndodhen fëmijët dhe i suprizojnë ata me dhurata.

“Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Shqipërisë në mbështetje të iniciativës së studentëve të Universitetit Luarasi dhe me pjesëmarrjen e Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile ka organizuar me rastin e Festave të Fundvitit një vizitë suprizë në ambjentet e Spitalit të Fëmijëve (Pediatria) në Tiranë,”- thuhet krah postimit të videos.

Poll

MOS HUMB