
UKRAINË- Ky është momenti kur Orest Drymalovsky përfundon edicionin e tij të fundit të lajmeve për të iu bashkuar ushtrisë ukrainase. Lëvizja e tij vjen në një kohë që Kievi ka kërkuar ushtarë të rinj për të plotësuar vijën e frontit, me qëllim largimin e forcave ruse nga vendi.
Në fund të programit të tij të lajmeve Window and Facts, Orest Drymalovsky, 29 vjeç, u tha shikuesve të ICTV: Kjo është e gjitha tani për tani. Dhe për mua është një përfundim sot. Ky ishte transmetimi im i fundit para se të mobilizohesha në Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Ai më vonë tha në një intervistë për vendimin e tij se ishte detyrë e burrave të moshës ushtarake të regjistroheshin, duke thënë: Nuk ka rrugë tjetër për fitore.
Ai zbuloi se kishte menduar të largohej nga vendi për të jetuar në paqe jashtë vendit, siç kishin bërë qindra mijëra të tjerë.
Por ai vazhdoi: Unë dua të punoj në Ukrainë, dua të krijoj një familje këtu dhe të ndërtoj biznesin tim, dua që fëmijët e mi në të ardhmen të jetojnë këtu. /ZËRI