Bota

Rrëzohet helikopteri i policisë në Turqi, vdesin 2 pilotët, plagoset tekniku

Shkaku i rrëzimit të helikopterit ende nuk dihet.

E.K
Rrëzohet helikopteri i policisë në Turqi, vdesin 2 pilotët,
Viktimat

TURQI- Cemil Gylen dhe Levent Öztürk, dy oficerë të Policisë turke kanë humbur jetën të shtunën në mbrëmje pasi helikopteri që ata pilotonin u rrëzua në Gaziantep. Ndërsa një teknik që udhëtonte bashkë me të ka mbetur i plagosur rëndë. Helikopteri u ngrit në fluturim në Hatay për të shkuar në Gaziantep, por humbi kontaktet rreth orës 22:49, pranë fshatit Kartal në rrethin Nurdağı.

Pas kësaj ekipet e emergjencës UMKE, AFAD, xhandarmëria dhe autoambulancat u nisën për në zonën ku helikopteri kishte vendndodhjen e fundit, por ishte vonë. Helikopteri ishte shkatërruar i gjithi, ndërsa gjetën trupat e pajetë të dy pilotëve dhe teknikun e plagosur.

Rrëzohet helikopteri i policisë në Turqi, vdesin 2 pilotët,
Tekniku i plagosur

Shkaku i rrëzimit të helikopterit ende nuk dihet, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Në një deklaratë pak aksidentit, ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya u shpreh: Zoti i mëshiroftë pilotët tanë heronj dhe u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të tyre, kombit tonë të dashur dhe departamentit tonë të policisë. U lartësofshin dëshmorët tanë. Uroj shërim të shpejtë. për policin tonë të plagosur./ZËRI

Poll

MOS HUMB